Home Sporti Tottenhami fi...

Tottenhami fiton duelin për Champions ndaj Arsenalit, shkon -1 pikë larg “Topçinjve” (VIDEO)

125
0

Tottenham ka arritur një fitore të madhe 3-0 në duelin direkt për një vend në Champions në sezonin e ardhshëm ndaj Arsenalit. Skuadra e Contes zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 22-të me një penallti që do të kthehej në gol nga Kane. Holding ia lehtësoi punën “spursave” duke dalë me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 33-të.

Kane dyfishoi në minutën e 37-të shifrat e ndeshjes, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë Son Heung-Min vulosi gjithçka duke shënuar edhe golin e tretë.

Me këtë sukses Tottenham mbetet në vendin e katërt me 65 pikë, vetëm një më pak se Arsenali, kur mbeten edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit