Home Sporti Trajneri i Mo...

Trajneri i Moldavisë: Më mirë të vdesim në fushë ndaj Shqipërisë, sesa të mendojmë për Çekinë

33
0

Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë në Kishinjev, trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko doli në një konferencë për shtyp, ku vlerësoi kuqezinjtë tani. Ai theksoi se skuadra e tij do të japë shpirtin në fushën e lojës.

“Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë që është një sfidë e vështirë, pasi jemi përballur me ta edhe në Tiranë, ku humbëm 2-0, por mendoj se meritonim një barazim. Shpresoj që lojtarët të kenë nxjerrë mësimet e duhura dhe të reagojnë siç duhet nesër. Në këto momente nuk mendojmë aspak për Çekinë, pasi më mirë të vdesim në fushë nesër, sesa të lëmë gjithçka për sfidën në Pragë.

Ne nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës për një ndeshje, ndaj sigurisht që do të provojmë të mbyllim hapësirat dhe të dalim shpejt. Gjithsesi dua të shoh të njëjtin shpirt gare si në ndeshjen ndaj Polonisë, kur përmbysëm gjithçka në pjesën e dytë. Do të kemi edhe përkrahjen e fansave tanë, që kanë treguar se janë gjithmonë aty dhe bëhen një lojtar i 12 për ne”, u shpreh Kleschenko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit