Home Aktualitet Tritan Shehu:...

Tritan Shehu: Pakti Rama-Vuçiç do të lidhë Shqipërinë me EuroAzinë

31
0

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, tha gjatë fjalës së tij në protestën e thërritur para kryeministrisë se nisma e ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha është pro-Perëndimore e pro-Amerikane.

Ai theksoi se nuk është kundër nismës Ballkani i Hapur, por kjo sipas tij duhet bërë në një tryezë ku të gjithë palët të jenë dakord, e në krye të jetë e vendosur Brukseli.

“Të nderuar qytetarë që keni ardhur sot këtu përpara godinës së kryeministrisë për të sjellë vullnetin tuaj. I nderuar zoti Berisha ju falënderoj për iniciativën tuaj në mbrojtje të rrugës Perëndimore, e për të qenë pjesë e Evropës së bashkuar. Ne jemi mbledhur prej strukturave të ringritura të PD, për të shprehur forcën ndaj asaj që po ndodh e protestuar për atë që është këtu, paktit Rama-Vuçiç, sepse i tillë ka mbetur. Pra ka mbetur vetëm një pakt që ka për qëllim të sjellë përsëri fantazmën e Jugosllavisë së re. Ka për qëllim të finalizojë idenë që është gatuar, influencën serbe në rajon. Ka për qëllim të lidhë rajonin tonë nëpërmjet traktatit EuroAzia. Shqipëria është larguar nga familja jonë Perëndimore, gjatë Perandorisë Otomane dhe komuniste.

Kjo s’ka për të ndodhur më. Neve sot kemi ardhur për të protestuar, sepse ndjejmë rrezikun, shohim retë e zeza që duan t’i sjellin në rajonin tonë. Ne kemi ardhur për të konfirmuar vullnetin tonë të pa kthyeshëm për të qenë pjesë e perëndimit, e familjes tonë të madhe. Të dashur miq, unë dua të përfitoj të them diçka. Ne duam marrëdhënie të mira me të gjithë në Rajon. Duam të ulemi në tryezë të përbashkët duke pasur në krye Brukselin. Duam të jemi të gjithë të barabartë sepse të gjithë së bashku aspirojmë një të ardhme, atë Evropiane. Dua t’i përgjigjem atyre që kërkojnë të krijojmë disa mjegullnaja dashakeqe duke na quajtur anti-amerikanë.

PD që në gjenezën e saj, lindi si forca e vetme pro-Evropiane, Amerikane, Perëndimore e Shqipërisë. Kështu jemi e do të jemi. Në këtë rrugë që kemi filluar, tashmë do të mblidhemi shumë herë së bashku, do të mbushim sheshe e rrugë, për të projektuar të ardhmen tonë e përmbysur këtë regjim që do ta degdisi Shqipërinë, diku larg në Lindje”, tha Shehu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit