Home Sporti United “dorëz...

United “dorëzohet” për Ronaldon, do të largohet këtë verë

60
0

Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere. 37-vjeçar ia ka bërë të qartë drejtuesve të “Djajve të kuq”, se ai dëshiron që të largohet, ndërsa kthimi në “Old Trafford” ka qenë i pasuksesshëm.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, klubi e ka kuptuar se nuk mund ta mbajë Cristiano Ronaldo kundër dëshirës së tij e duan që të shmangin një betejë të gjatë e të lodhshme.

Trajneri i ri Erik ten Hag dëshiron që 37-vjeçari të qëndrojë, por pas bisedimeve me bordin drejtues, holandezi e pranon se duhet që të ndërtojë një plan pa portugezin.

Cr7 kishte munguar deri më tani në seancat stërvitore. Ai u shpall golashënuesi më i mirë sezonin e shkuar me 24 gola të shënuar, por nuk e ndihmoi dot ekipin që të siguronte vend në Champions.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit