Home Aktualitet Vangjel Dule ...

Vangjel Dule shpërthen ndaj ministrave në Kuvend: Jeni klientë të oligarkëve

105
0

Kreu i PDBNJ-së, deputeti Vangjel Dule nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë, duke i quajtur anëtarët e kabinetit si klientë të oligarkëve. Nga seanca e kësaj të enjtje në Kuvend, Dule tha edhe se akti normativ për kompensimin e çmimeve që pritet të miratojë sot qeveria, iu jep mundësi përfitimi vetëm oligarkëve.

”Ju vini sot me një akt normativ me të cilin nuk përpiqeni që të fshihni karakterin tuaj klasor. Pozicionoheni me oligarkët. Nuk ju intereson çmimi i miellit, i karburantit, por i hekurit i çimentos, pasi janë klientët tuaj.

Jeni qeveria e oligarkëve. Ju nuk keni përgjegjësi qytetarët. Juve jua keni vjedhur votën. Ju jeni qeveria, që nuk janë më klientët tuaj oligarkët, por ju klientët e tyre. Ju vini sot për të konkretizuar me ligjvënie në parlament interesat tuaj. Ju vini dhe miratoni një akt normativ që është kryekëput i interesave të korrupsionit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit