Home Sporti Zbulohet klau...

Zbulohet klauzola që u ka vendosur Bayerni dy talenteve Çuni dhe Ibrahimovic

55
0

Frosinone mori një sukses 2-1 mbrëmjen e djeshme kundër Empolit, falë firmës së dy sulmuesve me origjinë shqiptar që u bashkuan me Frosinone-n nga Bayern Munich. Marvin Çuni i cili u ble nga klubi italian dhe Arijon Ibrahimoviç, që ndodhet në formë huazimi nga kampionët e Gjermanisë.

Ibrahimoviç është lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që shënon në Itali. Arijon-i u transferua në huazim me të drejtë blerjeje nga Bayern dhe pas dy muajsh tashmë i ka bindur të gjithë.

Sipas raportimeve nga mediet italiane do të blihet nga Frosinone për 3.5 milionë euro, sepse konsiderohet një lojtar i fortë dhe i nivelit të lartë. Megjithatë, Bayern Munich, ka të drejtën e riblerjes për 11-14 milionë euro.

Për Marvin Çunin situata është ndryshe. Pas tre vitesh në huazim në ligat e ulëta, Bayern Munich ra dakord ta lirojë atë. Gjithsesi bavarezët mbajtën një përqindje të rishitjes së ardhshme të shqiptarit. Përsëri, kjo mund të rezultojë të jetë një marrëveshje fitimprurëse nëse ai do të përmirësonte performancën e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit