Home Bota ​Izraeli konf...

​Izraeli konfirmon: Ndërtesat civile në Gaza janë objektiva legjitime ushtarake

42
0

Me motivin se po fshihnin selitë dhe asetet e Hamasit, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) thanë se kishin në shënjestër ndërtesat civile në Gaza.

“Ndoshta keni parë pamje në TV ose në mediat sociale dhe mund të shihni një ndërtesë në këmbë dhe më pas një blic dhe më pas një ndërtesë shembet dhe i thoni vetes, mirë, kjo duket shumë si një ndërtesë civile,” zëdhënësi i IDF, Lejtënant-Koloneli’’, ka theksuar Jonathan Conricus në një konferencë shtypi këtë të mërkurë.

Madje ai ka mohuar gjithçka duke e konsideruar një taktik të Hamasit.

“Ajo që dua t’ju them është se jo, nuk është një ndërtesë civile. Është një objektiv legjitim ushtarak. Dhe pse është kjo?

Për shkak se Hamasi po përdor gjithçka, ai strehon të gjitha zyrat e tyre, selitë dhe të gjitha asetet e tjera ushtarake, ata janë të vendosur në ndërtesa civile. Hamasi dëshiron të fshihet brenda ndërtesave civile sepse ata janë frikacakë”, tha Conricus.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit