Home Aktualitet Bardhi tregon...

Bardhi tregon se ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj

249
0

Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj janë deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi ndërsa fliste për platformën e bashkimit të PD-së në “Now me Erla Mëhillin” tha se këta kolegë të përjashtuar nuk janë problemi i përçarjes.

“Përçarja në grupin parlamentar ka ardhur për shkak të përçarjes në parti. Ka nisur për shkak të një vendimi që lidhej me zotin Berisha dhe faktin nëse do të duhej të ruhej apo jo partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne jemi ndarë në dy pjesë.

Ka një pjesë brenda Partisë Demokratike që thonë se mund të vijmë në pushtet dhe PD-ja mund të jetë e fortë edhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje dhe në konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka një pjesë tjetër, ku bëj pjesë edhe unë, që gjykon se pa partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa mbështetjen e tyre dhe të partnerëve tanë strategjikë, Partia Demokratike jo vetëm nuk është më e fortë, por bëhet një forcë që e ka të pamundur qeverisjen”,-tha Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit