Home Sporti Bayerni kërko...

Bayerni kërkon të rinovojë me Lewandowskin, por i vendos kushte

99
0

Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2023. Në zyrat e klubit bavarez kanë nisur të diskutojnë për të ardhmen e sulmuesit polak, që edhe është 33-vjeç, vijon të tregojë një rendiment të lartë. Ai është një makineri golash dhe për rendimentin e lartë dhe trofetë të ka mundur të fitojë me kampionët e Gjermanisë, fitoi për të dytin vit radhazi çmimin “FIFA The Best” për vitin 2021.

Sipas “Bild”, klubi i Bayernit po mendon dy opsione: rinovimin e kontratës dhe shitjen e Lewandowskit në verë, pra që të mos largohet në verën e vitit 2023 me parametër zero. Por, nëse do të rinovojë kontratën, Lewandowski duhet të pranojë ulje page, në të kundër duhet të kërkojë një skuadër të re verën e ardhshme, sigurisht duke plotësuar edhe kërkesat ekonomike të Bayernit.

Nëse Lewa nuk pranon ulje, Bayerni do të hedhë sytë nga merkato për të blerë një sulmues të ri të kalibrit të Haalandit. Një pjesë e mirë e parave që do të shpenzoheshin në një skenar të tillë do të siguroheshin nga shitja e Lewandowskit dhe si kursim të pagës së lartë të polakut.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit