Home Sporti Beckham: Mess...

Beckham: Messi është lojtar i madh, e meritoi Kupën e Botës

90
0

Prej disa muajsh flitet për një transferim të mundshëm të Lionel Messit në MLS. Inter Miami, në veçanti, është i gatshëm të bëjë gjithçka për të nënshkruar me kampionin argjentinas, për të cilin ka fjalët më të mira dhe David Beckham: “Unë e dua atë për shumë arsye. E dua atë sepse është një lojtar i madh. Ai ka një personalitet të madh, është një person i madh. Ai luan me pasion dhe lirshëm”.

Ish-mesfushori i Manchester United, Real Madrid, PSG dhe Milan nuk flet kurrë hapur për një interesim të mundshëm: “Më pëlqen të shoh lojtarë të tillë. Ai e meritonte të fitonte Kupën e Botës për mënyrën se si luajti, për veten dhe për vendin e tij”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit