Home Sporti Distanca e si...

Distanca e sigurisë nga Juventusi, Asllani projektohet titullar këtë fundjavë tek Interi

37
0

Distanca prej 7 pikësh ndaj Juventusit, kanë bërë që tek Interi të ketë një atmosferë shumë të mirë dhe siguri për titullin. Trajneri Inzaghi  po përgatit disa ndryshime për ndeshjen e të premtes në mbrëmje ndaj Salernitanës, në mënyrë që të kursejë titullarët për sfidën ndaj Atleticos së Madridit në Champions.

Në qendër të mbrojtjes do të luajë De Vrij, duke qenë se Acerbi është i dëmtuar, ndërsa në krahun e djathtë do të pushojnë Pavard e Darmian, për t’u lënë vendin Bisseck e Dumfries.

Në mesfushë Asllani pritet të luajë nga minuta e parë bashkë me Klaasen dhe njërin mes Barellës e Mkhitaryan, ndërsa në sulm është testuar titullar Arnautovic në krah të kapitenit Lautaro.

Inzaghi kërkon t’u japë një tjetër sinjal besimi futbollistëve që kanë luajtur më pak, të cilët ndaj Salernitanës do të ketë detyrën të vazhdojnë punën e bërë nga titullarët, për të çuar në +10 distancën nga Juventusi, qoftë edhe për disa orë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit