Home Sporti E BUJSHME/ Dë...

E BUJSHME/ Dështon rinovimi i Messit me Barcelonën, kurrë kaq larg

7
0

Rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën duket i pamundur. Negociatat, që konsideroheshin thuajse të mbyllura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë pa kthim, që duket e pamundur për t’u zgjidhur. Argjentinasi është, tani, më larg së kurrë rinovimit me Barcelonën dhe Joan Laporta, president i klubit, e ka të qartë situatën.

Te Barcelona, kanë të vështirë të gjejnë mënyrën për ta komunikuar rezultatin e bisedimeve. Orët e fundit është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit, por nuk u gjet një zgjidhje për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Leo Messi nuk ka qenë kurrë më larg rinovimit me Barcelonën sesa sot. Rinovimi i Messit kërkoi një përpjekje të fortë, që e detyroi klubin të dobësonte skuadrën dhe të ulte konkurrencën. Tashmë duket se PSG mund të jetë destinacioni i radhës për “pleshtin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit