Home ShowBiz FOTO/ Dua Lip...

FOTO/ Dua Lipa për koncertin në Tiranë: Shfaqja jonë më e madhe në ditën e Pavarësisë

71
0

Ylli i muzikës pop në botë, shqiptarja Dua Lipa ka ndarë momente gjatë koncertit të saj ”Future Nostalgia” në Tiranë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Koncerti në Tiranë, është i 94 për Duan dhe i fundit për turneun ”Future Nostalgia”.

Teksa thotë se në sheshin ”Skëndërbej”, natën e 28 nëntorit ishin më shumë se 200 mijë njerëz, ka ndarë emocionet për të gjithë turin e zhvilluar nëpër botë.

”94 shfaqje në të gjithë botën në një vit dhe duke i dhënë fund në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo në ditën e Pavarësisë! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. NOSTALGJIA E ARDHMËS PËRGJITHMONË”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit