Home Aktualitet ”Foto e...

”Foto e pabesueshme”, shqiptari mbi çatinë e ”shtëpisë së barit” bëhet hit në rrjet

57
0

”Një foto të pabesueshme”, e cilëson tabloidi britanik ”Daily Mail”, atë që përjetëson momentin kur një burrë i cili kultivonte kanabis në një “shtëpi bari” në Britaninë e Madhe, përpiqet t’i shpëtojë policisë.

Ai është shqiptari Etmont Lika, 32 vjeç, dhe është fotografuar teksa fshihet në çati, ndërsa policia ka hyrë në banesën e përshtatur për rritjen e lëndëve narkotike.

Siç thotë media britanike, shqiptari ishte shfaqur përmes një video lidhjeje në një gjykatë të Liverpulit, pasi u shpall fajtor për një prej akuzave që lidhej me prodhimin e kanabisit.

Policia e kapi në muajin shkurt, pas zbulimit të 200 rrënjëve të kanabisit. Lika është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit