Home Sporti Boterori i Katarit Franca shemb ...

Franca shemb “murin” maroken dhe sfidon Argjentinën në finalen e Kupës së Botës (VIDEO)

203
0

Franca është finalistja e dytë e Kupës së Botës në Katar, teksa të dielën do të sfidojë Argjentinën në super duelin që pritet të dhurojë emocione. Do të jetë një përballje mes Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, pasi sulmuesi francez fillimisht ka mposhtur shokun e ekipit Hakimi.

Franca fitoi në shifrat 2-0, edhe pse në fakt në lojë nuk është se ishte aq protagoniste. “Gjelat” e nisën me gol që në minutën e 5-të. Pas një rrëmuje në zonën e Marokut, Theo Hernandez përfiton brenda zonës duke shënuar me një prekje të lehtë me të majtën.

Maroku reagon mjaft mirë duke luajtur mjaft mirë, duke krijuar shanse pafund në portën e Lloris, por fati nuk do të ishte në anën e tyre. Në pjesën e dytë, marokenët do të ishin më të lodhur, ndërkohë që Franca do të përfitonte për të vulosur shifrat.

Kampionët në fuqi realizojnë pas një aksioni fantastik në minutën e 79-të, me Kolo Muani që e kishte lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë. Minutat e fundit ishin sa për statistika, pasi Maroku nuk gjeti dot golin e nderit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit