Home Sporti Guardiola ngu...

Guardiola ngulmon për Haaland, gati tentativa e radhës për të befasuar Realin

82
0

Pep Guardiola nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga gara për Haaland. Trajneri i Manchester City i ka kërkuar klubit që të bëjë një sforco përfundimtare për sulmuesin norvegjez, i cili ka vendosur t’i kërkojë menaxherit Raiola që të arrijë një marrëveshje sa më shpejt me spanjollët e Real Madrid.

Pronarët e City ndryshuan skenarin sepse Reali i Madridit nuk ka ndërmend që të futet në një duel milionash pa u liruar nga disa prej lojtarëve. Bale, Marcelo dhe Isco, mbetet pa kontrata në qershor.

Gjithsesi kjo hapësirë e krijuar nga kontratat e tyre do të përdoret për Kylian Mbappe. Vetëm largimi i Hazard mund të shërbejë për të afruar Haaland, diçka që duket shumë e vështirë. Belgu dëshiron që të qëndrojë te Reali dhe të përfundojë kontratën. Në këto kushte kërkon që të përfitojë Pep Guardiola, i cili humbi Agueron dhe Ferran Torresin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit