Home Aktualitet I dënuar me 2...

I dënuar me 24 vite burg në Itali, arrestohet 48-vjeçari nga Shijaku

87
0

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin S. Gjepali, banues në Shijak. Ky i fundit është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

S. Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit