Home Aktualitet Incerenatori ...

Incerenatori i Tiranës, Balluku: Nuk u amendua për të futur edhe mbetjet e Durrësit, ishim në emergjencë

99
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ishte e pranishme këtë të hënë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ku tha gjatë dëshmisë se përfshirja e mbetjeve të Durrësit në impiantin e mbetjeve të Tiranës u bë pa amendimin e kontratës, për shkak se situata ishte emergjente. Balluku akuzoi demokratët se paragjykojnë çdo përgjigje të dëshmitarëve. “Na merrni ne në pyetje por keni kalcifikuar një ide tuajën. Unë mendoj që kjo është gabim. Komisioni hetimor duhet të hetojë”.

Debati Tabaku-Balluku

Tabaku: A e keni amenduar kontratën për të përfshirë edhe mbetjet e Durrësit në inceneratorin e Tiranës?

Balluku: Kontrata nuk është amenduar. Dëgjova një shpjegim shumë të mirë të kryetares së Bahskisë së Durrësit, e cila foli për emergjence. Plehrat e Durrësit ndodheshin në rrugë dhe kështu është marrë një vendim. Por jo pa asnjë masterplan. Sipas këtij plani janë shpërndarë edhe hartat se ku duhet të jenë impiantet e përpunimit të mbetjeve.

Tabaku: Stafi ju ka sugjeruar ta amendoni kontratën, sepse po i shtoni të ardhurat impiantit të Tiranës. Unë gjykoj që do të ishte në të mirë të institucionit që të ulen kostot.

Balluku: Janë 1,1 milionë tonë plehra që prodhohen gjatë vitit, të studiuar mirë. Këto nuk janë thjesht inceneratorë, janë njësi të përpunimit të mbetjeve që kryejnë gjithë procesin. Në zonën Tiranë-Durrës është parashikuar të jetë vetëm një impiant. Sa i përket pjesës financiare, Bashkia e Durrësit depoziton me të njëjtin çmim si ajo e Tiranës, kështu që nuk shoh asnjë abuzim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit