Home Sporti Java e 30-të ...

Java e 30-të e Kategorisë Superiore/ Spikat klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës

161
0

Këtë fundjavë do të luhet java e 30-të e Kategorisë Superiore. Të shtunën do të zhvillohen 3 takime, ndërsa të dielën 2 sfida të tjera.Mbi të gjitha spikat derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana. Shkodranët kërkojnë suksesin që ti afrohen Europës, ndërsa bardheblutë një trepikësh që do të afronte akoma më shumë titullin kampion.

Një tjetër duel interesant është derbi Teuta-Erzeni, me dy skuadrat që kërkojnë pikë të rëndësishme për t’iu afruar objektivave sezonalë, ndërsa Egnatia-Laçi, një përballje direkte për një vend në zonën europiane.

Të dielën Kastrioti luan shansin e fundit për mbijetesë në një përballje direkte ndaj Kukësit, ndërsa Partizani do të kërkojë të rikthehet te fitorja në sfidën shtëpiake përballë Bylisit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit