Home Aktualitet Jeta politike...

Jeta politike e Lefter Kokës, sot ra në prangat e SPAK-ut

70
0

Lefter Koka është një politikan i vjetër dhe i stërvitur me pushtetet. Në vitin 2003-2007 ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në vitin 2009 ai u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Durrësit nën logon e LSI-së.

Koka ka kaluar edhe në tryezën e kabinetit qeveritar duke u emëruar ministër i Mjedisit. Pas vitit 2019, Koka u bashkua me PS-në dhe rikandioi për herë të katërt në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ishte deputeti i dytë më i votuar në këtë qark pas Edi Ramës duke marrë 9609 vota.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Koka dha dorëheqjen nga mandati nën argumentin se cikli i tij politik u mbyll. Në SPAK, Lefter Kokën e paditi forca politike ku militonte në fillim, LSI-ja për lejet e dhëna për ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit