Home Aktualitet Kryemadhi: Ba...

Kryemadhi: Bardhi dhe Basha të kenë kujdes kur flasin për LSI me ambasadoren e SHBA-së

97
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi më herët ka thënë se PD-ja i ka ofruar LSI, 15 mandate në zonë të sigurt për zgjedhjet e 25 prillit.

Sonte e ftuar në ”Real Story”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se Bardhi nuk ka qenë i pranishëm në asnjë takim që ajo ka zhvilluar me kryedemokratin Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili. I vetmi takim që sipas saj, ai ka qenë i pranishëm ka qenë takimi ballafaques për Elbasanin ku i kam kërkuar tha Kryemadhi të mos dalë garant për bandat pasi do të kishte probleme.

Ajo tha se Bardhi ka detyrime me drejtësinë për Elbasanin si dhe paralajmëroi atë dhe kryedemokratin Basha që të mos flasin në emër të LSI me ambasadoren amerikane duke lënë të kuptohet se ajo është në dijeni të këtyre bisedave.

Raporti me PD në fushtë?

Pas ndryshimeve kushtetuese ne jemi mbledhur, ka qenë Dorjan Teliti ka qenë edhe zoti Bardhi që kemi diskutuar për çështjen e sistemit. Dhe i kam thënë që duhet të mendojmë dhe ti analizojmë kalkulimet matematikore dhe sjelljen e zgjedhësve. Pra si i leverdis opozitës. Normal, që në mendimin tim nuk mendoja që Ed Rama do të unifikojë ty në një listë, sepse përderisa ai bën ndryshime të njëanshme kushtetuese duke dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër Bashkimit Europian kundër të gjithë atyre partnerëve që ne realizuam një marrëveshje me 5 qershor, nuk mendoj që Edi Rama është kaq bujar dhe xhymert me Bashën dhe me opozitën që po të fut ty në një listë që ti të shkosh të fitosh zgjedhjet.

Bardhi thotë që ju kanë ofruar 15 vende të sigurta!

Zoti Bardhi e mori përgjigjen. Zoti Bardhi e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe zotit Vasili me zotin Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit.

Ja kam bërë të qartë hapur, mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit.

Zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjëtër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit