Home Aktualitet Kush i bëri f...

Kush i bëri foto Lefter Kokës në burg? Përplaset Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës

616
0

Kush ja bëri foton ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në ambientet e ”burgut 313”? Prokuroria ka indentifikuar personin që ka shkrepur foton dhe ka ngritur ndaj tij akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe cënimit të privatësisë. ABC shkruan se ka qenë postieri i institucionit të akuzës ai që ka shkrepur foton e ish-ministrit Koka në kohën që ai qëndronte në ambientet e ajrosjes.

Veprimi i tij u zbulua nga kamerat e sigurisë së burgut. Edhe vetë punonjësi i prokurorisë ka pranuar se ka fotografuar ish-ministrin, por ka mohuar ta ketë shpërndarë atë në media. Sipas prokurorisë ky shtetas ka cënuar sigurinë e burgut, si dhe ka dëmtuar figurën e ish-ministrit.

Kurse Gjykata e Tiranës doli në përfundim se postieri i prokurorisë nuk ka konsumuar këtë vepër penale, pasi sipas nuk është punonjës i burgjeve dhe nuk kishte për detyrë të ruante privatësinë e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit