Home Aktualitet Lefter Koka d...

Lefter Koka dy kërkesa për liri në Gjykatën e Lartë

111
0

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, troket sërish në gjykatë për të njëjtin qëllim. Me dy rekurese të pavarura nga njëri-tjetri, Koka kërkon lirim nga dy masat e sigurisë “arrest në burg”, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-ministri i marrë si i pandehur nga SPAK për inceneratorin e Fierit dhe atë të Elbasanit, qëndron në burg prej dhjetorit 2021, ndërsa shfaqi shqetësime të shëndetit në korrik të vitit të kaluar. Në kërkimet e tij në Gjykatën e Lartë, ish-zytari i lartë pretendon se, si rezultat i problemeve kardiake, vijimi i qëndrimit në paraburgim mund t’i rrezikojë jetën.

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “pastrim të parave”. Rekursi i fundit, e çojnë në katër herët e përjekjeve të tij në Gjykatën e Lartë për liri. E njëjta gjykatë, ka refuzuar edhe dy herë të tjera kërkesat e tij kundër sekuestrimit të disa pasurive.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit