Home Aktualitet Ministri Manj...

Ministri Manja pritet nga sekretari i shtetit: Mora mbështetje të jashtëzakonshme nga Blinken

70
0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilloi përgjatë një jave, një seri takimesh institucionale në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Takimi i fundit, por më i rëndësishëm, ishte ai i kësaj të diele me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

“Pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan. Në këtë takim i shpreha sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Manja në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Gjatë vizitës njëjavore, Manja pati mundësi të takohej ndër të tjerët me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë Karen Donfried, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson, si dhe administratoren e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Postimi i plotë

Në përmbyllje të një jave të suksesshme takimesh në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan. Në këtë takim i shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit