Home Aktualitet Shqiptari çan...

Shqiptari çan rrethimin me makinë në Vatikan, dhjetëra policë për ta ndaluar. Më pas e tërheqin zvarrë nga makina (VIDEO)

1429
0

Një shqiptar 39-vjeçar ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Vatikanit në Itali, duke ngritur në alarm policinë italiane.

Shqiptari ka çarë rrethimin prej hekuri me një makinë tip BMW pranë Vatikanit për t’iu larguar mjeteve të policisë që e ndiqnin.

Shqiptari ka vijuar arratinë e tij deri në rrugën Gregorio VII ku është përplasur me një mjet të policisë që ishte vendosur për të bllokuar rrugën.

Forcat e policisë iu afruan shqiptarit te dritarja e mjetit dhe e neutralizuan. Ai u arrestua.

Nuk dihet se pse veproi kështu shqiptari, ndonëse dyshohet se ishte nën efektin e alkolit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit