Home Sporti Partizani god...

Partizani godet në merkato, mungon vetëm firma me Xhuliano Skuka-n

69
0

Partizani pritet të jetë shumë aktive në merkaton e janarit. Xhuliano Skuka është gati të rikthehet tek kampionët e Shqipërisë, pasi marrëveshja është vetëm në detajet finale.

Skuka e ka mbyllur bashkëpunimin me Mariborin dhe do të rikthehet në klubin francez të Metz, por me shumë gjasa lojtari do të huazohet sërish për shkak se nuk është në planet e skuadrës.

Mungesa e hapësirave tek Metz ka bërë që lojtari ta mendojë seriozisht rikthimin tek “Demat e kuq” dhe burime pranë klubit bëjnë me dije se futbollisti mund t’i bashkohet skuadrës në Turqi për të zhvilluar dhe fazën përgatitore.

Për ta konfirmuar dhe më shumë këtë lajm ka menduar kapiteni i skuadrës, Valentino Murataj, i cili ka postuar një foto në Instagram ku pozon me sulmuesin dibran. Mbetet për t’u parë nëse futbollisti do të zyrtarizohet si goditja e madhe e skuadrës së kuqe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit