Home Sporti Po shkëlqen n...

Po shkëlqen në Premier League, Tottenhami gati të blejë përfundimisht Kulusevskin

48
0

Dejan Kulusevski është duke lënë gjurmë tek Totenhemi, aq sa klubi i Premier League është duke vlerësuar seriozisht mundësinë e blerjes së tij përfundimtare në këtë merkaton e verës.

“Spurs”-at e kanë huazuar nga Juventus mesfushorin suedez dhe tani “The Guardian” ka zbuluar që skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të ushtroje të drejtën e blerjes, duke shpenzuar 30 milionë euro.

Në merkaton e dimrit, Tottenham pagoi 10 milionë euro për ta marrë lojtarin në huazim deri në vitin 2023. Duke parë rendimentin e tij skuadra e Contes kërkon që të nxitojë për të bërë menjëherë transferimin e tij.

Fabio Paratici, në eksperiencën e tij të mëparshme si drejtuesi i bardhezinjve transferoi Kulusevskin tek Juventus nga Atalanta për shumën e 35 milionë eurove në 2020.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit