Home ShowBiz Reperi Noizy ...

Reperi Noizy reagon për sherrin në Londër: Ishin thjeshtë disa pijanecë (VIDEO)

754
0

Një sherr masiv raportohet se ka ndodhur në një nga koncertet e reperit Noizy, ku duket se janë përfshirë disa persona nga publiku dhe bodyguardët e këngëtarit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Londër, ndërkohë që në një moment, në videot e bëra virale në rrjetet sociale, Noizy ka humbur ekuilibrin.

Mbi konfliktin ka reaguar edhe vetë repeeri. Në një postim në Instagram, ai u shpreh se çdo gjë ishte në rregull dhe se bëhej fjalë për disa persona që thjeshtë “nuk dinë të mbajnë pijen”.

“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’”, dëgjohet të thotë ai në videon e shpërndarë në InstaStory.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit