Home Aktualitet Sekretari i O...

Sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit: Shqipëria, vendi i duhur për t’u vizituar

126
0

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, gjatë fjalës së saj në takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, mbajtur në Tiranë, u shpreh se zhvillimi i turizmit në Shqipëri ka ardhur si rezultat i një pune të madhe. Pololikashvili shtoi se Shqipëria është vendi i duhur për t’u vizituar.

Së pari dua të them që është nder për mua dhe fat i madh që jam në krah të këtij zotërisë (kryeministrit Rama), i cili ka transformuar vendin nga errësira në dritë.

Këto shifra që lajmëroi Mirela, nuk ndodhën brenda një viti, janë rezultat i një pune të madhe, të vështirë, kapërcim i sfidave të mëdha që zoti Rama ka pasur, por edhe pse që atëherë ka qenë kryebashkiak, i gjithë ky shndërrim i ndodhur në këtë vend, mendoj se është rezultat i një pune të madhe, lidershipi të rëndësishëm.

Rezultati kryesor do të vijë prej turizmit. Shumë projekte janë në zhvillim e sipër. Dua t’ju përgëzoj zoti kryeministër për mbështetjen tuaj. Dua t’ju uroj me të mirën. Të gjithë së bashku jemi këtu. Mendoj se ky është vendi i duhur për të ardhur për vizitë. Ju uroj më të mirën, mund të mbështeteni te ne, te miqësia jonë. Shumë gjëra interesante do të ndodhin dhe shumë suksese do të kremtohen. Ju faleminderit shumë për mbështetjen”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit