Home Sporti Shqipëria U21...

Shqipëria U21 fiton miqësoren ndaj Azerbajxhanit të luajtur në Turqi

308
0

Shqipëria U21 ka arritur një fitore 2-1 në miqësoren e luajtur në Turqi. Kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan ndaj bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit.

Stiven Shpendi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 43-të, 19-vjeçari i talentuar që luan me Cesena në Serie C, realizoi një gol të bukur.

Azerbajxhani barazoi takimin sapo nisi pjesa e dytë falë golit të Camalov, por skuadra kuqeziu rikthye shumë shpejt sërish në avantazh. Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet me Haugesund në Norvegji, shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë.

20-vjeçari goditi saktë dhe nisi festën me shokët e skuadrës.  Pas katër ditësh do të luhet miqësorja e radhës ndaj Polonisë. Shqipëria U21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21, bashkë me Rumaninë, Finlandën, Zvicrën dhe Malin e Zi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit