Home Aktualitet Siguri energj...

Siguri energjetike për dy vjet, Balluku: Kemi marrë dy anije me qira për prodhimin e energjisë elektrike

1775
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se në Triport të Vlorës do të ankorohen dy anije për prodhimin e energjisë elektrike, duke nisur kështu fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe duke garantuar energji për dy vjet. Drejtori Arbër Avrami thotë se kjo është një zgjidhje emergjente dhe siguron energji për dy vjet.

“Me mbështetjen edhe të ambasadores amerikane dhe kompanisë që punon për termocentralin e Vlorës, kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruara në Triport dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat do prodhojnë energji deri sa TEC-i të vendoset në punë.

Janë termocentrale lundruese dhe nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës, se do të na garantojë pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, e kufizuar por edhe e misheluar. Do të na japë pavarësi energjetike përgjatë verës. I jep frymëmarrje sektorit energjetik, detajet në ditët në vazhdim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit