Home Sporti Tirana fiton ...

Tirana fiton ndaj Egnatias dhe blindon kreun, por vuan në shtesë (VIDEO)

120
0

Tirana merr një fitore shumë të rëndësishme në kampionat duke mposhtur 2-1 Egnatian, për të blinduar vendin e parë në renditje. Skuadra e Orges Shehit e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen, duke kaluar në avantazh shumë shpejt.

Në minutën e parë të takimit një krosim nga e djathta shfrytëzohet më së miri nga Përgjoni që shënon një gol të bukur. Skuadra rrogozhinase do të përgjigjej duke shënuan golin e barazimit me Fangaj, që shfrytëzoi një krosim të Duamena. Tirana do të fitonte një 11-metërsh në minutën e 66-të. Nga pika e bardhë Florent Hasani do ta dërgonte topin në rrjetë.

Nga pika e bardhë Florent Hasani con topin në rrjetë duke lënë në tokë Sherrin për të risjellë avantazhin. Egnatia tentoi të përgjigjej, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, portieri i Tiranës u dëmtua dhe në mungesë të zëvendësimeve të ezauruara nga Shehi, la ekipin me 10 lojtarë.

Përgjoni bëri një ndërhyrje fantastike në portë. Tirana mbete në krye me 37 pikë, 6 më shumë se Partizani, që luan sot ndaj Laçit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit