Home Sporti Titulli i Ser...

Titulli i Seria A vendoset të dielën në orën 18:00

107
0

Lega Seria A ka vendosur që titulli i Seria A të vendoset ditën e diel, atje ku Milan dhe Inter do të luajnë ndeshjet e fundit që do të jenë vendimtare.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Sassuolon në transfertë në orën 18:00, ndërkohë që po në të njëjtën orar Interi do të presë Sampdorian. Në letër zikaltërit kanë një duel më të thjeshtë, por kuqezinjtë ndërkohë kanë një avantazh shumë më të madh, pasi mund të shpallen kampion edhe me një barazim.

Programi i javës së fundit nis të premten me ndeshjen Torino-Roma; vijon të shtunën me duelet Genoa-Bologna, Atalanta-Empoli, Fiorentina-Juventus dhe Lazio-Hellas Verona. Të dielën përveç dy ekipeve të Milanos luhen dhe dy ndeshje në orën 21:00 Salernitana-Udinese dhe Venezia-Cagliari. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit