Home Sporti Trajneri i Mo...

Trajneri i Moldavisë: Japim gjithçka ndaj Shqipërisë, ti bëjmë këto momente historike

26
0

Moldavi-Shqipëri është dueli i radhës në grupin tonë, që mund të na kualifikojë direkt për në Europian. Kuqezinjtë e Sylvinhos shkojnë në Moldavi si kryesues të grupit, ndërkohë që kjo është një finale për vendasit.

Gjatë prononcimit për shtypin, trajneri Serghei Clescenco u ndal edhe te tifozët. Stadiumi “Stadionul Zimbru” (10.500 tifozë kapaciteti) do të jetë i mbushur plot, me tifozët moldavë që do të mbështetin skuadrën e tyre kombëtare.

“Ne realisht duam ta shohim stadiumin plot. Ende e mbaj mend ndeshjen e vitit 1998 kundër Gjermanisë. Tifozët qëndronin në këmbë, pasi stolat ishin mbushur plot.

Ata brohoritnin pa pushim. Ne humbëm 1-3, por në 20 minutat e para kryesuam 1-0. Lojtarëve u them që pavarësisht rezultatit, ne nuk mund t’i zhgënjejmë tifozët tanë në aspektin e lojës.

Jemi të motivuar për të dhënë gjithçka në fushë kundër Shqipërisë. Duam t’i bëjmë këto momente historike të paharrueshme për të gjithë Moldavinë”, u shpreh 51-vjeçari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit