Home Aktualitet Tym dhe flakë...

Tym dhe flakë nga riaktivizimi i zj*rrit në Lushnjë. Qielli bëhet i kuq

670
0

Nuk ndalon zjarri prej disa orësh në godinën 12-katshe të Lushnjës.

Qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe nga riaktivizimi i flakëve në godinën në Lushnjë. Kësaj here zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror, i cili është shkrumbuar. Por zjarri po merr krej godinën dhe kjo po sjellë marrjen e masave për pallatet ngjitur.

Zjarrfikësit janë rikthyer sërish në aksion për të shuar vatrat e zjarrit, pasi në fillim u mendua se po shuhej. Porse tani gjithçka mori më përkeq se sa ishte. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Policia po largon edhe banorët e pallatëve afër Godinës që ka zjarr.

Për shuarjen e zjarrit të madh janë pothuaj të gjitha zjarrfikëset e vendit, forca të ushtrisë si dhe forca speciale të Policisë së Shtetit.

Zjarri ka bërë që gjithçka në qytet të jetë i kuq dhe nën sirenat që tregon se beteja vazhdon për shuarjen e tij.

Beteja për shuarjen e këtij zjarri të frikshëm po vazhdon edhe në këto momente të orës 23.08.

 

Riaktivizohet vatra e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje

Banori i pallatit që u përfshi nga flakët në Lushnje: Kisha fëmijët në banesë, por nuk ngjitesha dot

https://kohajone.com/pese-ore-sfide-me-flaket-perfundon-operacioni-i-shpetimit-ne-qendren-tregtare-te-lushnjes-39-qytetare-dhe-3-zjarrfikes-ne-spital/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit