Home Sporti VIDEO/ Prezan...

VIDEO/ Prezantohet tranjeri i ri, Enkeleid Dobi: Kukësi është sfida ime

148
0

Që nga zbulimi i emrit, nuk vonoi shumë dhe prezantimi si dhe firmosja e kontratës. Këtë të hënë, klubi i Kukësit ka prezantuar në një konferencë për mediat trajnerin e ri, Enkeleid Dobi, si dhe drejtorin sportiv Naim Halili. Në prani të administratorit Lavdrim Gjici dhe aksionerit të klubit, Marsel Braka, trajneri 47-vjeçar nga Durrësi qw vjen pas eksperiencës në Poloni, theksoi se Kukësi është sfida e tij.

“Dua të falënderoj presidentin dhe drejtuesit e klubit që më dha këtë detyrë në një projekt ambicioz. Do mundohem të jap maksimumin për këtë rol e të jem në nivelin e duhur. Unë dua të luftoj për diçka do bëj gjithçka të arrij nivelin e duhur. Për mua mund të jetë dhe një trampolinë. Është një provë për mua. Kualiteti nuk mungon na duhet pak kohë të bëjmë grupin.

Çdo problem ka zgjidhje edhe pse jemi 7 pikë pas. Në start nuk jemi mirë, por do bëjmë çështë e mundur ta kapim ritmin dhe të tjerët. Ndonjëherë duhet të jesh në kohën e duhur në vendin e duhur. Nuk kam ardhur vetëm për mbijetesën, sepse nuk do të vija të ishte për aq pak. E kam parë Kukësin live në 4 javët e para. Per sa pranova e kam nje rivalitet dhe me veten time”, u shpreh Dobi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit