Home POLITIKE Vjen lajmi i ...

Vjen lajmi i mirë nga Anglia, përkthyesja: Shqiptari që shpëtoi nga gomonia e cila u përmbyt është mirë

609
0

Në mes të tragjedisë, ka edhe shpresë. Mes personave të shpëtuar nga gomonia e cila u përmbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, në tentativë për të mbërritur në brigjet britanike, është edhe një shqiptar, i quajtur Denis nga zona e veriut. Fatbardha Celaj një përkthyese shqiptare e cila punon në spitalin e Kentbury në Britani, tregon se ka kontaktuar me shqiptarin dhe se është mirë.

Fatbardha Celaj: Unë jam përkthyese në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij, është shumë mirë. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende.

Si është gjendja e personave të tjerë?

Fatbardha Celaj: Gjendja e personave të tjerë është shumë e komplikuar. Mundohemi të hyjmë në çdo dhomë, mundohemi të gjejmë mos ka shqipfolës të tjerë. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Katër janë identifikuar të vdekur. 34 janë këtu në spital, nuk mund të japim shumë detaje.

Cili është apeli për të gjithë prindërit shqiptarë?

Fatbardha Celaj: Ju lutem qetësohuni, deri tani vetëm Denisi është identifikuar. Mos i nisni fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di, jam shumë e emocionuar të shoh këtë gjë të padëshirueshme. Ju lutem mos i nisni, mbajini afër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit