Home Aktualitet Ambasadori ja...

Ambasadori japonez Takada Mitsuyuki dhe Gjergj Luca në një aventurë detare si në filmat e Hollivudit (video)

956
0

Ambasadori japonez Takada Mitsuyuki dhe Gjergj Luca sot në një aventurë detare si në filmat e Hollivudit. Në një video e denjë për artistë filmi, të dy, ambasadori dhe Gjergj Luca, duken mes detit e mes peshkatarëve, të cilët sakrifikojnë gjithçka nga jeta e tyre për të qëndruar e punuar mes dallgëve, ku njeriu i zakonshëm dritherohet nga frika e furisë së detit.

Ambasadori Mitsuyuki mbetet një mik i Shqipërisë që me pasion kontriubon në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Japonisë.

Takada Mitsuyuki nuk është si ambasadorët e tjerë të huaj që rrijnë vetëm me kollare në hotelet e shtrenjta të Tiranës e japin leksione për demokracinë.

Ai përvesh mengët dhe del mes qytetarëve për të parë jetën konkrete shqiptare. Duhet theksuar se Japonia është ndër kontribuesit kryesor të Shqipërisë në disa fusha dhe një meritë mbetet edhe e ambasadorit Takada Mitsuyuki.

Në videon e sotme ai duket si një njeri punëtor dhe që e ka lenë kollaren e ambasadorit në bregdet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit