Home POLITIKE CNA.al: “Ndod...

CNA.al: “Ndodhi ajo që kishim paralajmëruar”/Deputeti i PD-së denoncon boshatisjen e Kadastrës

184
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka denoncuar boshatisjen e zyrave të kadastrës shtetërore në Tropojë, duke i dërguar dosjet në Kukës.

Sipas tij, ky ishte i vetmi shërbim që kishte mbetur pa u mbyllur si shkak i hakmarrjes politike.

“Ndodhi ajo që kishim paralajmëruar.

Rilindja boshatisë Zyrat e Kadastrës Shtetërore të rrethit Tropojë duke i transferuar ato për në Kukës!!

I vetmi shërbim që kishte mbetur pa u mbyllur edhe këtë e mbylli hakmarrja politike dhe persekutimi i bandës së Rilindjes ndaj banorëve të rrethit më të varfër të Shqipërisë vazhdon”, shkruan Çelaj në rrjete sociale.

Ky i fundit ka drejtuar gishtin akuzuar nga drejtuesit e rrethit të Tropojës, të cilët sipas tij janë bërë palë me ata që nga Tirana dirigjojnë planet e shpopullimit.

“Turp për ata që sot drejtojnë rrethin e Tropojës të cilët  janë bërë palë me ata që nga Tirana dirigjonë planet e shpopullimit dhe hakmarrjes politike ndaj banorëve fisnik të Malësisë Gjakovës,duke  mos bërë asnjë reagim për këto veprime arbitrar, në dëm të interesave të qytetarëve!

Ajo që u garantojmë banorëve të Tropojës është se me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit të gjitha shërbimet e transferuara jasht Tropojës do t’u kthehen aty ku kanë qenë historikisht”, përfundon denoncimin Çelaj./CNA.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit