Home Sporti Granada e Uzu...

Granada e Uzunit ndal talentet e Barcelonës

48
0

Granada e Myrto Uzunit ka arritur që të ndalë Barcelonën në një barazim 2-2. Vendësit kaluan në epërsi të dyfishtë falë dygolëshit të Zaragozas, por Barcelona mundi të barazonte në pjesën e dytë falë finalizimeve të Yamal dhe Sergi Robertos.

Topin e parë e shkelmuan vendësit dhe pa u mbyllur sekonda e 17-të Zaragoza shtang Ter Stegenin. “Blaugranat” pësuan edhe golin e dytë, nga i njëjti autor, Zaragoza, që arrin të bëjë gjithçka në mbrojtjen e Barçës.

Barcelona arrin të reagojë më në fund në fundin e pjesës së parë me Yamal, të cilit i del me fat topi përpara syve thjesht për ta shtyrë drejt rrjetës, 2-1. Talenti i Barçës shënon rekord si golashënuesi më i ri në historinë e La Ligas. Sergio Roberto barazon rezultatin 4 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Felix realizon në shtesë, por goli anulohet për pozicion jashtë lojë të Ferran Torresit si pjesëmarrës në aksion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit