Home Sporti Boterori i Katarit Mbrojtësi ara...

Mbrojtësi arab “kërcënoi” dje Messin: Ti nuk fiton sot (VIDEO)

135
0

Arabia Saudite bëri një paraqitje fantastike ditën e djeshme, duke marrë një fitore historike 2-1. Dy gola për 5 minuta nga lojtarët sauditë përmbysën avantazhin fillestar të Lionel Messit, duke komplikuar së tepërmi rrugëtimin e kombëtares Albiceleste.

Futbollistët arabë luajtën shumë fortë për të mbrojtur rezultatin, teksa një prej lojtarëve të tyre është kapur në kamera duke iu drejtuar pikërisht Messit me fjalët “Ti nuk fiton sot!”.

Ishte vetë mbrojtësi Al-Bulayhi i cili zbuloi çfarë i kishte thënë yllit argjentinas, në konferencën për media pas ndeshjes. “I thashë: Ti nuk fiton, ti nuk fiton’”, deklaroi Al-Bulahyi pas ndeshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit