Home Sporti Rikthehet në ...

Rikthehet në kombëtare pas 4 vitesh, Prenga: Reja ka pak ndryshime nga Panucci

85
0

Herdi Prenga ishte në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Spanjës. Mbrojtësi që aktivizohet në Hungari me skuadrën e Kisvarda theksoi se është i lumtur që rikthehet në kombëtare pas katër viteve, ndërsa shpjegoi edhe diferencat me trajnerit Christian Panuci dhe Edy Reja.

“Kam qenë në kombëtare para katër vitesh kur ishte trajner Panucci, jam i kënaqur që jam sërish me çunat. Falënderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem t’i ndihmoj. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem në kombëtare sepse jam paraqitur mirë aty.

Janë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë nga ata. Unë do të jap maksimumin në stërvitje, e vendos trajneri sa minuta do të më japë.

Nuk ka qenë e lehtë, Panucci dhe Reja kanë pak ndryshime. Atmosfera është shumë e mirë, stërvitjet janë pak të ndryshme në anën teknike, por secili trajner ka stilin e vet.

Aventura te Kisvarda? Ndihem shumë mirë, e kam gjetur veten aty. Ekipi është i mirë dhe rezultatet janë shumë të mira. Kam qenë mirë, shpresoj të vazhdoj ashtu dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhet pritur fundi i sezonit, unë do të jap më të mirën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Prenga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit