Home Sporti Sarri përgati...

Sarri përgatit 4 ndryshime ndaj Interit, një prej tyre mund të jetë Strakosha

115
0

Ndeshjet e Kombëtareve mund të shërbejnë si periudhë reflektimi për trajnerin Sarri te skuadra e Lazios. Strategu po mendon për disa ndryshime duke marrë në konsideratë humbjen e fundit 3-0 ndaj Bolognës.

“Il Messaggero” raporton se në portë Reina është ende në avantazh, por nuk e ka vendin e sigurt si më parë. Vendin e tij mund ta zërë Thomas Strakosha. Në mbrojtje Acerbi është i skualifikuar, ndaj dhe vendin e tij mund ta zërë një mes Patric ose Radu.

Në mesfushë do të ketë një balotazh mes Cataldit dhe Leiva-s, ndërkohë që konkurrencë ka edhe mes Maruisic dhe Lazzarit për një vend titullari. Lazio nuk kërkon të humbasë pikë të tjera, ndaj një rivali direkt në garën për kompeticionet evropiane. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit