Home KRYESORE Shkolla “Kiço...

Shkolla “Kiço Blushi” gati në shtator, Veliaj: I jep zgjidhje kërkesës së prindërve

228
0

Shkolla e re “Kiço Blushi” që përfshin të gjithë ciklin e sistemit parauniversitar, nga parashkollori deri në gjimnaz, do të jetë gati në muajin shtator duke iu bashkëngjitur 12 shkollave të reja që hapen në Tiranë në nisje të këtij viti të ri arsimor.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet e fundit përpara dorëzimit edhe të kësaj godine të re moderne të infrastrukturës arsimore në kryeqytet, tha se kjo shkollë bashkon zonën e vjetër të Tiranës në Njësinë 8 me lagjen e re të “5 Majit” duke i dhënë fund amullisë dhe ngarkesës që impononte mësimin me dy turne të nxënësve.

Është një ditë shumë e mirë për të gjithë zonën e Pazarit të Ri, gjithë transformimet që janë aty, por dhe për pjesën e Njësisë 8 që është pjesa e shtuar poshtë Unazës deri tek Bregu i Lumit, sidomos kjo e fundit, e cila ka qenë pjesa ndoshta më e degraduar dhe e lënë pas dore e qytetit. Sot kjo zonë e Tiranës është kthyer në një nga pjesët që realisht është një kantier total punimesh, duke filluar nga zona e “5 Majit” me gjithë transformimet që po pëson prej lagjes së re të Stefano Boerit dhe gjithë shtëpitë e reja që janë aty, jo vetëm për ata që u prekën nga tërmeti, por edhe për ata që po i marrin metrat në kompensim, nga diçka pa urbanistikë dhe pa hipotekë, sot në një gjë të jashtëzakonshme”, tha Veliaj. Sipas tij, fakti që shkolla është realisht pjesa lidhëse, pra e Tiranës së vjetër me Tiranën e re, e këtyre dy realiteteve, të atyre që janë “dem baba dem” me ata që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, jep një zgjidhje të jashtëzakonshme.

Kiço Blushi ka lenë gjurmë të pashlyera në letërsi, por edhe si intelektual.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit