Home Sporti Synimet e rad...

Synimet e radhës së Luiza Gegës: Kërkoj rekordin ballkanik në 5 mijë metra në garën e rrugës

78
0

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega kërkon suksese të tjera. Ajo thotë se synon të thyejë rekordin ballkanik në garën e 5000 metrave në rrugë.

“Kemi vendosur të bëjmë një test tjetër sepse dua të thyej rekordin ballkanik në garën 5000 metra të rrugës që do të jetë më 19 Mars. Kam shumë dëshirë ndoshta në të ardhmen të shikoj garat e rrugës si gara kryesore, sigurisht do të mbetet për t’u parë pas Paris 2024”,-tha ajo për ”Tv Klan”.

Përveç Kampionatit Botëror që do të mbahet në muajin Gusht në Budapest, Luiza Gega do të fokusohet edhe te Diamond League, turneu më elitar në atletikë.

“Këtë vit kemi vetëm Botërorin si garë të madhe. Fokusi im këtë vit do të jenë Diamond League. Edhe për pjesën që janë aktivitet ku sportistët pretendojnë rezultate të larta. Në fillim të majit do të jetë Diamond League e parë dhe do të marrë pjesë në Doha”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit