Home Sporti Verrati: Jemi...

Verrati: Jemi mësuar me presionin, do e çojmë Italinë në Botëror

75
0

Italia do të luajë në gjysmëfinalen e Play-Off për Botërorin e Katar 2022, kundër Maqedonisë së Veriut ndërsa Marco Verrati as nuk e çon nëpër mend që axurrët të mbesin sërish jashtë turneut madhor. Mesfushori i PSG, theksoi se lojtarët e Italisë janë mësuar me presionin dhe dinë si ta menaxhojnë atë.

“Duhet të kemi besim, të enjten kemi një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një kombëtare që e ka merituar të jetë në këtë pikë. Duhet të ecim para dhe të përdorim dëshirën dhe entuziazmin që na karakterizon.

Është një moment shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes të mbetemi jashtë Botërorit. Edhe kundërshtarët do të bëjnë ndeshjen e jetës dhe në fund do të bëhen llogaritë, ne të gjithë duam ta luajmë këtë Botëror.

Donnarumma nuk është poshtë me moralin, ai është një djalosh special. Pas gabimit me Real Madrid sërish nuk e humbi entuziazmin dhe të mos harrojmë atë që ka bërë gjatë Europianit, ai është një nga portierët më të mirë në botë”, u shpreh Verrati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit