Home POLITIKE Basha pyet Be...

Basha pyet Berishën: Ç’lidhje ka Çela, Qifja e Doshi me Kuvendin e PD?

160
0

Lulzim Basha ka ngritur akuza të forta në mbledhjen e kryesisë së PD-së këtë të hënë, ku ka ngritur pikëpyetje për emrat e përfshirë në firmosjen e formularëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, e kërkuar nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

”Çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush e shpjegon?”.

Kreu i këshillit kombëtar të PD-së Edi Paloka, i’u përgjigj Bashës duke i thënë se këto fakte t’i dërgojë në Prokurori dhe të mos i tregojë në këtë mbledhje. “Çoji në prokurori kryetar, mos na i trego këtu”, u shpreh Paloka. Por Basha theksoi se interesi i Suel Çelës, Tom Doshit apo Aqif Rakipit janë vetëm për të përçarë PD-në.

“Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo Kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama për t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Çfarë interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit