Home Sporti Bushi: Synojm...

Bushi: Synojmë kualifikimin, bashkëpunimi me Sylvinhon është fantastik

22
0

Trajneri i Shpresës, Alban Bushi, foli në një konferencë për shtypin për dy ndeshjet e radhës me Finlandën jashtë dhe me Malin e Zi në Shqipëri.

“Marrim ata që janë më në formë. Ata që mungojnë nuk do të thotë se nuk do të vijmë më.

Si fitorja dhe humbja duhet harruar shpejt. Sapo mbaron ndeshja duhet lënë pas. E dimë shumë mirë kush jemi dhe cilësitë e kundërshtarëve tanë. Ekipi rumun kushton 30 milionë euro. Duhet të luajmë si ekip dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Nëse nuk e bëjmë nuk fitojmë asnjë ndeshje.

Emrat për Kombëtare A? Pyetje që më bëhet në çdo konferencë. Nuk është se mund të ndryshojmë shumë për një periudhë të shkurtër. Për momentin nuk mendoj se ka një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën e parë në këtë moment.

Na kanë penalizuar gjithmonë lojtarët që na i ka marrë ekipi A. Po të kishim p.sh. Muçin, Brojën mund të merrnim më shumë pikë. Aktualisht Kombëtarja A nuk do të na marrë lojtarë, sepse nuk janë ende gati, jo se nuk janë cilësorë.

Sylvinho? Është bashkëpunim më i mirë, sepse është gjatë gjithë kohës këtu, në Shqipëri”, deklaroi Bushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit