Home Sporti Deschamps e t...

Deschamps e thotë hapur: Pogba vjen në Botëror vetëm nëse do jetë në formë!

38
0

Dëmtimi i Pogba nuk ka shqetësuar vetëm Juventusin, por dhe Francën, që do të jetë e impenjuar në Botërorin e Katarit. Ndërhyrja në gju e detyron francezin të qëndrojë larg fushave më shumë nga sa ishte parashikuar, por ajo që e shqetëson atë dhe jo vetëm është pjesëmarrja në Kupën e Botës.

Mesfushori 29-vjeçar ka nisur garën me kohën dhe po tenton të rikuperohet në kohë, në mënyrë që trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps ta përfshijë në pjesën tjetër të skuadrës që do të shkojë në Katar.

Trajneri i Kampionëve në fuqi të botës, Didier Deschamps ka folur në lidhje me një grumbullim të mundshëm të yllit të Juventusit nëse do të rikuperohet në kohë.

“Pogba është një lojtar me karakter solid dhe është i fokusuar tek rikuperimi pas operacionit në gju. Ai nuk do të vijë me vetëm për të plotësuar grupin. Për sa kohë kam qenë trajner, nuk kam thirrur kurrë një lojtar nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimet. Nëse ai nuk  luan dhe nuk është në formë, është e kotë, edhe ai vetë nuk do ta dëshironte këtë gjë”, deklaroi strategu i Francës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit