Home Sporti Hidhet pas pa...

Hidhet pas pak shorti i Champions League, priten duele spektakolare

84
0

Pas pak minutash do të hidhet shorti i Champions League për fazën çerekfinale. 8 skuadra më të mira të këtij sezoni, mund të përballen mes tyre në këtë fazë, teksa nuk do të ketë asnjë përjashtim për ekipe që janë nga i njëjti shtet.

Bayerni, Manchester City, Liverpooli dhe Reali cilësohen si ekipet më favorite këtë edicion për triumfin final. Surprizat në këtë fazë janë Benfica dhe Villareal, por që nuk janë aspak kundërshtarë të thjeshtë dhe ketë gjë e treguan ndaj Ajaxit dhe Juventusit.

Skuadra e parë e kapur sot në goglat e shortit e luan ndeshjen e parë si vendase, ndërsa të dytën si udhëtuese. Çerekfinalet zhvillohen në 5 dhe 6 prill, ndërsa ato të kthimit në 12 dhe 13 prill. Gjysmëfinalet e para zhvillohen në 26 dhe 27 prill, ndërsa kthimit në 3 dhe 4 maj.

Shorti do të nisë në orën 12:00 dhe madje do të zbulohen dhe duelet e mundshme për në fazën gjysmëfinale.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit